Aktualitet
Basha i tregon biznesit tri ndryshimet pas 25 Prillit: Paketë mbështetëse, lehtësim taksash, ndalim inspektorëve!
Published
4 years agoon
By
a.aKryetari i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar sot biznese dhe familje, ka biseduar me qytetarë të njësisë nr.4 në Tiranë.
Pasi ka dëgjuar shumë probleme, të shkaktuara nga kriza e pandemia dhe të rënduar nga braktisja e qeverisë, Basha shpalosi Programin e PD-së:
“Ka rënë pandemi mbi pandemi. 8 vjet kriza ekonomike pas andej pandemia, pastaj paratë që kanë harxhuar për të kuruar të afërmin dhe kudo që shkoj nëpër ushqimore, në dyqane buke më thonj njerëzit nuk kanë më as me ble ushqimet e ditë.
Problemi kryesor është që qeveria që e ka detyra kryesore të ndihmoj njerëzit në koha të tilla i ka lënë vetëm të gjithë.
Ka lënë vetëm familjarët, ka lënë vetëm pacientët, ka lënë vetëm bizneset, biznesin e vogël, ka lënë vetëm biznesin prodhues dhe gjithë paratë e taksave tuaja që keni prej ditë së parë që keni hap biznesin ti dhe gjithë kolegët tuaj me gjoba, me fatura, me gjithçka, biznesi i madh, të gjitha paratë i kanë marrë i kanë çuar në xhepat e 10 oligarkëve.
Tani unë të garantoj që me 25 prill me votën tuaj kjo do të ndryshojë.
Sepse ta dini në Maqedoni po jepet paketa e 5-të e ndihmës, dhe ne kishim parashikuar prej shtatorit i kishim kërkuar qeverisë që bizneset e vogla ta ndihmonte me një çek prej 1000 euro. Të paktën të paguanit gjërat minimale, faturën, sigurimet, faturat e dritave, sepse ne e dimë që xhiroja juaj ka rënë përtokë. Në rastin më të mirë ka qenë gjysma e xhiros që ka qenë para një vitit.
Gjëja e parë që do të bëhet është që biznesi i vogël do të ketë një paketë mbështetëse ANTI-COVID, atë që i kemi kërkuar ta bënte dhe nuk e bëri do ta bëjmë ne realitet. Kjo është e para.
E dyta me paketën tjetër do të bëjmë të mundur që të gjitha këto që thuhen taksa e pronës, shkollës, ajo e tabelës, çfarë vendos poshtë , të pushtetit vendor të kenë një tavan mos të kalojnë 0.5% të vlerës së xhiros.
Kush kalon mbi 0.5% të xhiros së pronës nuk do të quhet, pra nuk do ti pranohet pushtetit vendor që ti marrë biznesit të vogël tarifa që çfarë do lloji apo taksa që shpikin siç është kjo e shkollës dhe që i bëjnë rrush e kumbulla se meqë të bëjnë shkolla të bëjnë sheshe nëpër pallate por e rëndësishme është që ju do keni një tavan.
E treta dhe më e rëndësishmja, do keni një pullë atje ke dera, e cila do të ndalojë futjen këtu të çdo inspektoriati që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë.
Nuk do shihni më shtetin grabitqar dhe harbutët e shtetit me sy. Do lejoheni të punoni të lirë, pa frikë, pa ankth. Pak është e keqe situata që ua rëndoi dhe më shumë gjendjen psikologjike.
Tjetra që do bëjmë është do nxisim sa është e mundur konsumi familjar, që do të thotë familjet që janë goditur nga pandemia po kështu do të ndihmohen ekonomikisht.
Të gjithë ata që kanë bërë shpenzime, duhet të rimbursohen, do të ndihmohen ekonomikisht që të paktën të jenë në gjendje të paguajnë shpenzimet minimale të bukës, se e dimë që ka.
Çdo ditë shtohet lista e familjeve që nuk paguajnë dot më bukën e gojës. Para se me hy këtu takova një zonjë pensioniste. Më tha kam harxho 1 milion e 800 mijë lekë për tu kuruar nga Covidi.
Shyqyr zotit ishte kuruar por, pensionin e kishte 260 mijë lekë. Pra është zhyt në borxh për tu kuruar dhe kjo është e padrejtë, është kriminale sepse , shteti ka mundësitë ti ndihmojë këta njerëz, pensionistët, të papunët, njerëz me të ardhura të ulëta dhe në fakt të gjithë ata që detyrohen të shpenzojnë për tu kuruar në shpi nga covidi, në vendet e rajonit marrin ndihmë. I vetmi vend që s’ka dhënë ndihmë është ky.
Pse ?! Se ke një kryeministër që taksat tuaja i ka bërë rrush e kumbulla. Kështu që po të them që mundësitë ekzistojnë për ti ardhur në ndihmë biznesit të vogël, në këtë formë, me uljen e çmimit të naftës e cila do të reflektohet në të gjithë strukturën ekonomike se duhet të reflektohet tek transporti, te prodhimet, te transporti i të gjithë artikujve ushqimorë.
Si do ta ulim? Do të heqim 240 lekë për litër që janë taksat që i kanë vendos këta prej vitit 2014 në qoftë se të kujtohet. Pa diskutim. Po edhe masat e tjera në veçanti për shtresat në nevojë. Fasha e ulët e energjisë për konsumin nën 300 kw/orë për muaj.
Do mundësoj që të kenë pak më shumë lek në xhepat e tyre. Të gjitha këto masa do të çojnë që lekët që sot i marrin, ja merr qeveria , ja merr Edi Rama dhe ja jep një grushti oligarkësh do të jenë në fakt në xhepat e njerëzve.
Do shpërndahen në xhepat e njerëzve, do mbeten në xhepat e njerëzve dhe kjo do të nxisë të paktën një konsum të artikujve minimalë ushqimorë dhe do të ndihet edhe tek biznesi i vogël. Kjo është masë stabilizuese.
Ajo që e nxjerr Shqipërinë nga kriza është plani jonë ekonomik, me anë të cilit ne do të mundësojmë që biznesi i vogël që është shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare por dhe biznesi prodhues.
Biznesi i madh është motori i zhvillimit. Të jenë në gjendje, jo vetëm të kapërcejnë krizën por të fillojnë një cikël, një zgjim ekonomik të energjive duke hap vende pune, duke rrit të ardhurat e cila pastaj e fut të gjithë ekonominë në cikël pozitiv. Kush ka më shumë harxhon më shumë.
Dukë harxhuar më shumë edhe rritet konsumi, rritet biznesi, rritet mundësia juaj për të mbajt veten tuaj. Nesër ndoshta për të punësuar dikë tjetër. Jemi futur në një cikël negativ, ka 8 vite nuk është sot, ka 8 vite.
Ne kemi bërë një marrëveshje që jemi gati ta nënshkruajmë me shoqatën kombëtare të biznesit të vogël, para pandemisë se problemet tuaja nuk kanë? nisur me pandeminë, problemet tuaja janë të hershme, edhe të gjitha këto përpjekjet dhe makijazh jo hoqa taksat jo hoqa TVSH-në, vet i vuri vetë i hoqi para zgjedhjeve. 8 vite nuk mbajti asnjë premtim, energjinë e paguani më shtrenjtë, naftën e paguani më shtrenjtë, arbitrariteti, korrupsioni shtetëror është në maksimum, me një gjobë ju merr taksa sa për 10 vjet, apo jo, një gjobë Të gjitha zotimet që kam marrë para jush do të bëhen realitet.
Ajo pulla që ti e mban mend nga programi ajo do jetë në hyrje çdo biznesi të vogël dhe nuk do të shikoni shtetin me sy, sepse ju punoni nga mëngjesi deri në darkë me djersën e ballit dhe s’nxjerrin dot bukën e gojës.
Minimumi që shteti ka për detyrë është që mos t’ju bjerë në qafë. Dhe e dyta do të keni paketën e ndihmës anti-covid.
Ky nuk e bëri ne do ta bëjmë realitet Në radhë të parë t’jua heqim lakun nga fyti bashkë të gjithë në 25 Prill dhe pastaj të garantoj që do të keni edhe qeverinë edhe kryeministrin që do mendojë për njerëzit, do të mendojë për ju, s’do t mendojë për një grusht ortakësh të vet.
Kështu siç e ke mbyll dyqanin, kështu siç të ka ngecur puna ty, kështu ka ngec Shqipëria u bënë 8 vjet.
Me 25 prill atë që e ka mbyll Shqipërinë siç e ka mbyll dyqanin tënd dhe e ka lënë në baltë, do ta heqim dhe të gjithë bashkë do hapim biznesin, do të hapim punësimin.
Dhe për personat me aftësi të kufizuar do të kemi në veçanti një program që do ta kthejë të gjithë vendimmarrjen tek shoqatat tuaja që po ua pinë gjakun.”Tpz.al