Aktualitet

Basha: Ja pse Rama vendosi të më sulmojë sot personalisht!

Published

on

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur sulmeve të sotme të kryeministrit Edi Rama për programin ekonomik të demokratëve.

Basha thotë qartë se nëse nuk largohet Rama, atëhere Shqipëria nuk arrin asgjë. Më tej ai shton se qëllimi i opozitës në këto zgjedhje është largimi i Ramës.

Nga ana tjetër ai thekson se kryeministri e sulmoi sot personalisht për planin ekonomik, ndërkohë që për 8 vite nuk bëri dot asgjë.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Rama vendosi të më sulmojë sot personalisht vetem sepse unë prezantova këtë plan ekonomik para te gjithe jush.

Rama papritmas u kujtua të bënte edhe ca premtime të tjera boshe, a thua se ai tani është në gjendje të bëje atë që nuk e arriti dot ta bënte për 8 vjet me radhë.

Dua të jem i qartë:

Rama nuk bën dot asgjë pas 8 vjet dështimesh.

Shqipëria nuk do të arrijë dot asgjë nëse nuk largojmë Ramën.

Prandaj është qëllimi ynë që në këto zgjedhje, të largojmë Ramën në mënyrë që t’i sjellim Shqipërisë ndryshim dhe shpresë.

Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!

Exit mobile version