Aktualitet

Basha mbledh për herë të parë Kryesinë e PD-së pas rizgjedhjes

Published

on

Partia Demokratike do të zhvillojë të premten një mbledhje të kryesisë së saj, e para pas mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarin të zhvilluara në 13 qershor. Sipas njoftimit që Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi u ka nisur anëtarëve, mbledhja do të ketë vetëm 2 pika në rend të ditës.

“Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:

1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.

2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit” – thuhet në njoftimin e Bardhit.

Exit mobile version