
Pas vizitave në Slloveni dhe Kroaci dhe takimeve që zhvilloi me kryeministrat respektivë, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për News24, deklaron se integrimi europian i vendit, është një nga prioritete kryesore të demokratëve.
Lideri i opozitës së bashkuar bëri fajtor qeverinë Rama që vendi nuk përparoi në proceset e integrimit këto tetë vite.
Ai tha se reforma në drejtësi do të vazhdojë, duke theksuar zotimin e PD dhe të tij për të mbajtur larg duart nga reforma në drejtësi..tpz. al