
30 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 Prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vazhduar me publikimin e 100 dështimeve të Ramës.
Në Instastory, Basha ka postuar një video mesazh ku shpjegon se Shqipëria është vendi i fundit në Europë për nga kapacitetet për të menaxhuar sigurinë ushqimore.
Pyetja e kreut të opozitës është: Si renditet Shqipëria për nga kapacitetet për të menaxhuar sigurinë ushqimore në krahasim me vendet e Europës?
Përgjigja është: E fundit në Europë sipas Bankës Botërore.
Kreu i PD duke ju referuar statistikave të publikuara së fundi në media në lidhje me këtë çështje e cilëson këtë si një nga dështimet e radhës qeverisë Rama.