Connect with us

Aktualitet

Basha sulmon televizionin e Aleksandër Frangajt: Sillet si televizion provincial!

Published

on

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike, ka sulmuar sot televizionin Klan News,  me pronar Aleksandër Frangajn.
Lufta në PD, mes Bashës dhe Berishës, duket se e ka acaruar aq shumë kryetarin, sa “nervat” po ja nxjerr mediave, duke i akuzuar për “deformim të së vërtetës“.

 “Nuk i takon një televizioni me licensë kombëtare të sillet si një televizion provincial, i cili shmang të vërtetat apo deformon të vërtetat” tha Basha duke qartësuar se këtë kunjë nuk e kishte me gazetarët e televizionit. “Është mirë të jesh objektiv dhe të jesh objektiv duhet të thuash të vërtetën” u shpreh Basha.

Kjo deklaratë e Bashës, vjen për televizionin Klan News , i cili i ka dhënë hapsirë transmetimeve të “Foltores” së Sali Berishës .
Në fakt, “Foltoret” e Berishës, i kanë transmetuar live, thuajse të gjitha televizionet informative, për shkak se ato tërheqin audiencë të lartë.

Ndërsa fliste para gazetarëve Basha nuk e sulmoi drejtpërdrejt Berishën. As ia përmendi emrin, as nuk artikuloi akuza direkte ndaj tij. Gjatë fjalës para gazetarëve, ai foli për llum të qeverisjes së PD dhe shpjegoi pse kishte ndëshkuar Flamur Nokën.