Connect with us

Aktualitet

Basha takohet me komisioneren e BE: Do të përmbushim kushtet për hapjen e negociatave

Published

on

Kreytari i PD-së, Lulzim Basha është takuar sot me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, znj. Ylva Johansson dhe pas këtij takimi ka zbardhur disa nga çështjet e diskutuara.

Basha tha se e ka njohur komisioneren Johansson me disa nga angazhimet e PD, prej tyre përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave.

Basha tha se ka bashkëpunuar me Johansson për liberalizimin e vizave duke kujtuar reformat që çuan tek të mirat që gëzojnë sot shqiptarët.

“E njoha atë me planin tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E njoha me planin tonë antimafia dhe vullnetin politik për ta zbatuar atë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Me komisioneren kam bashkëpunuar ngushtësisht kur hoqëm vizat dhe kujtuam se si bashkëpunimi i atëhershëm, pra kushtet që çuan tek reformat dhe reformat që çuan tek të mirat që gëzojnë sot shqiptarët, pasaportat biometrike, kartat e identitetit sollën diçka të paimagjinueshme para 11 vitesh.

Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit drejt përmbushjes së kushteve për të hapur negociatat që Shqipëria dhe shqiptarët të fitojnë të tjera të mira materiale që do të vijnë nga procesi i integrimit të vendit. Angazhimi për këto kushte do të sjellë një përmirësim real të jetës”, tha Basha