Connect with us

Aktualitet

Basha thirrje SPAK: Urgjentisht të nisin hetimet

Published

on

Pas publikimit të përgjimeve të organizatës kriminale “Ndrangheta”, Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Referuar përgjimeve, kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë thirrje SPAK që të nis urgjentisht hetimet për të zbuluar përfshirjen e krybashkikaut Veliaj në aktivitetin e ”Ndrangheta”.

“I bëj thirrje SPAK të hetojë bashkëpunimin e mafias me kryebashkiakun. Nuk ka asnjë arsye në botë pse  SPAK-u të mos kërkojë me urgjencë, nga anti-mafia italiane, nga prokurorët anti-mafia, fashikujt e këtij hetimi dhe të nisë urgjentisht hetimet.”- shkruan Basha