Aktualitet

Bashkia e Durrësit njofton plasjen e një ashensori në pallatin e dëmtuar nga tërmeti në lagjen num 5

Published

on

Me anë të një njoftimi të bërë publik në faqen zyrtare të Bashkisë së Durrësit, bëhet e ditur se ditën e nesërme forcat xheniere të ushtrisë, kanë planifikuar plasjen me shpërthim të kontrolluar të kafazit të ashensorit të pallatit 9 katësh në lagjen 5. Bashkia njofton qytetarët që të marrin masa masa për të lënë të hapura dyert dhe dritaret, të ulin në tokë pajisjet elektronike.

Njoftimi i plotë i Bashkisë Durrës:

Njoftim i Rëndësishëm

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat xheniere të ushtrisë Ministria e Mbrojtjes Tiranë kanë planifikuar plasjen me shpërthim të kontrolluar të kafazit të ashensorit të pallatit 9 katësh në lagjen 5, rruga “Hysen Myshketa”.

Në këto kushte njoftojmë bizneset dhe banorët e pallateve përreth që në datën nëntor 2020, nga ora 10.00 deri në orën 17.00, të marrin masa për të lënë të hapura dyert dhe dritaret, të ulin në tokë pajisjet elektronike dhe çdo pajisje tjetër që e shikojnë të arsyeshme si dhe të largohen nga banesat dhe bizneset e tyre.

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

Exit mobile version