Connect with us

Bota

Bashkimi Europian arrin marrëveshjen për paketën e rimëkëmbjes

Published

on

Udhëheqësit e BE kanë arritur një marrëveshje për një paketë të madhe rimëkëmbjeje nga kriza që po  shkakton koronavirusit, pas natës së katërt të bisedimeve në Bruksel.

Paketa përfshin 750 miliardë euro në grante dhe kredi për të kundërshtuar ndikimin e pandemisë në bllokun prej 27 anëtarësh.

Gjatë bisedimeve kishte një ndarje midis shteteve më të goditur nga virusi dhe anëtarëve “kursimtarë” që shqetësoheshin për kostot.

Kjo është huamarrja më e madhe e përbashkët e dakorduar ndonjëherë nga BE. Kryetari i Samitit, Charles Michel, tha që ishte një “moment i rëndësishëm” për Evropën.

Marrëveshja përqendrohet në një program prej 390 miliardë eurosh grante për shtetet anëtare të goditura më rëndë nga pandemia. Italia dhe Spanja pritet të jenë përfituesit kryesorë.

Pjesa tjetër përfshin një fond 360 miliardë euro që do të jetë në dispozicion të anëtarëve të bllokut në formë huaje por me interes shumë të vogël.

Samiti, i cili filloi në Bruksel të premten në mëngjes, pati më shumë se 90 orë bisedime dhe u bë më i gjati i BE-së që nga një takim i vitit 2000 në qytetin francez të Nice, i cili zgjati pesë ditë.

Paketa tani do të përballet me më shumë negociata teknike nga vendet anëtare, dhe ka nevojë për ratifikim nga Parlamenti Evropian.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte një “ditë historike për Evropën”.

“Asnjëherë më parë BE nuk ka investuar në të ardhmen si tani”, ka shkruar Twitter kryeministrja belge Sophie Wilmès.

Charles Michel tha që blloku “kishte treguar përgjegjësi kolektive … dhe besim për një të ardhme të përbashkët”.

“Sot kemi ndërmarrë një hap historik, të gjithë mund të jemi krenarë. Por mbeten hapa të tjerë të rëndësishëm. E para dhe më e rëndësishmja: të fitojmë mbështetjen e Parlamentit Evropian. Askush nuk duhet ta marrë si të mirëqenë Bashkimin tonë Evropian. Është përgjegjësia jonë e përbashkët për të dhënë rezultate,” shkroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Twitter.