Aktualitet

Baton Haxhiu: Edi Rama mbajti premtimin për shëndetësi falas! Bushati: Pyesni ata që kaluan Covidin…

Published

on

Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Shock” në Euronews, se Edi Rama e ka mbajtur premtimin e dhënë para tetë vitesh për shëndetësi falas. Ai shtoi se shëndetësia duhet të vlerësohet nga qytetarët, por në parim Rama e ka mbajtur premtimin.

Moderatorja: A e ka mbajtur Edi Rama premtimin për shëndetësi falas?

Baton Haxhiu: Në parim është mbajtur por kualiteti vlerësohet nga të tjerët. Një qeveri vendos një kriter për shëndetësi falas. Pastaj varet prej kualitetit të infermierëve, të njerëzve dhe sa prej njerëzve shqiptarë ikin jashtë shtetit për t’u kuruar.

Analisti Andi Bushati, e ironizoi këtë deklaratë, duke thënë se për të kuptuar a është mbajtur premtimi për shëndetësi falas, mjafton të pyeten ata që e kaluan Covidin në shtëpi.

Andi Bushati: Shëndetësia falas? Çdo njeri që na sheh dhe ka patur fatkeqësinë të kalojë Covidin, e di se sa i’a ka rimbursuar shteti  të gjitha, nga vitaminat deri tek oksigjeni që e merrnin në shtëpi. Falas i kanë marrë të gjitha…

/TPZ.al/

Exit mobile version