
Beatrix Ramosaj feston ditën e sotme 27 vjetorin e lindjes.
Për të shënuar këtë ditë të veçantë, këngëtarja ndau në rrjete sociale disa fotografi nga “Netët e Klipit Shqiptar”, që u mbajt pak ditë më parë në Ulqin dhe ku u vlerësua me dy çmime të rëndësishme.
“Është ditëlindja ime e 27-të! Po rritem një vit sot dhe nuk jam ndjerë kurrë më mirënjohëse për dhuratën e jetës.
Mendoj që e kam mësuar kuptimin e vërtetë të versionit tim të vallëzimit në shi”, ka shkruar këngëtarja.
Ajo e ka pritur ditëlindjen në mesnatë mes luleve dhe tullumbaceve të shumta pranë familjarëve të saj.