Connect with us

Aktualitet

Befason avokati i njohur, zbulon planin e fshehtë që po përgatitet për 25 prill në Shqipëri: Ja kush i fiton zgjedhjet

Published

on

Avokati Altin Goxhaj u shpreh se kemi një  sistem zgjedhor ku establishmenti politik bën çdo gjë që është e mundur që të ketë sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, të atyre që janë shumica, pasi shumica ka dalë në sondazhe që është kundër kësaj klase politike. Ai tha se PD dhe PS ka bërë pazarin e bashkëqeverisjes.

“Konkurrimi i palëve të ndryshme për të njëjtën hapësirë, aktualisht në Shqipëri ne kemi një sistem zgjedhor ku establishmenti politik bën çdo gjë që është e mundur që të ketë sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, të atyre që janë shumica sepse shumica ka dalë në sondazhe që është kudër kësaj klase politike, në sondazhin që e kam nxjerrë para një viti që ishte i ambasadës Amerikane, përcaktohej që 70% e shqiptareve ishin të pakënaqur si me PD, si me PS , si me LSI, pot po sdjut u vërtetua edhe nga zgjedhjet e 2019 që mos pjesëmarrja thjeshtë i jepte pushtet absolut palës që merrte pjesë.

Pra koncepti i mospjesëmarrjes është instrument kur ka hapësirë është njësoj të kërkosh një zgjidhje me një instrument që nuk është për atë zgjidhje. Me të gjithë forcat politike që po regjistrohen deri më 14 shkurt, nuk jam dakord me asnjërin nga këta, përveç asaj që kemi përfaqësuar kaq vjet që është koncepti i qytetarëve antiestablishment që ne e kemi përcaktuar si një lëvizje politike të konsideruar koalicioni qytetarëve për Shqipërinë për tu kthyer në një instrument politik elektoral.

PD dhe PS ka bërë pazarin e bashkëqeverisjes, kur njerëzit shohin shifra terrori pandemik, vdekje numra të jenë të bindur se kjo është një agjendë globale jashtë Shqipërisë, ku edhe Shqipëria në kontekstin që ndodhet zgjedhor ka për ta përdorur për të  justifikuar krizën e madhe të mos shpëtimit dhe do të duhet  të ketë një qeveri Rama-Basha. Do thoni ju nga e di unë? E kam thënë në 2015 për 2017 dhe doli e vërtetë. Çdo mospjesëmarrje do të favorizojë këtë klasë politike që do të thotë qytetarët do duhet të fillojnë të mendojë për të zgjedhur, të kërkojnë kush forcë dhe individ mund ti përfaqësojë” u shpreh Goxhaj për Fax News.