Connect with us

Aktualitet

“Bëhet fjalë për miliona euro” Gazetarja e njohur zbulon goditjen e rradhës nga SPAK: Do t’iu shkaktojë dhimbje koke

Published

on

Gazetarja e njohur Anila Hoxha ka folur sot për një goditje të rradhës nga ana e SPAK për tenderat e dyshimtë si pjesë e aferave të korrupsionit.

E ftuar në programin “Breaking” ajo ka deklaruar se përditë tashmë do të ketë arrestime, pasi dhe Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të vihet së shpejti në funksion.

“Kam përshtypjen se do kemi çdo ditë arrestime, Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të vihet së shpejti në funksion. Kam përshtypjen se do të ndiqet strategjia ndiq paratë. Anëtarët e BKH-së janë juriste dhe ekonomistë dhe jo me profesion policë. Kam përshtypjen se hetimi i krimeve financiare, do t’u shkaktojë dhimbje koke, për shkelje të barazisë në tendera dhe që bëhet fjalë për miliona euro. Që nga viti 2000 ka pasur shumë hetime dhe denoncime ende s’ka pasur tenderdhënës të shpallur fajtorë. Ne mund ta kuptojmë mirë dieferencën e një polici shqiptare të veshur me uniformë dhe ta krahasosh me një polic të rajonit në Maqedoni, Malin e Zi. Paratë janë dhënë dhe polici nuk është i veshur”, tha Hoxha.

Duke u shprehur se ka besim te drejtësia, gazetarja e njohur e kronikës së zezë u shpreh se aksioni i SPAK pritet të jetë së shpejti te spitalet.

“Një nga çështjet që mund të prek ë së shpejti mund të ketë lidhje me spitalin, me tendera sërish. E rëndëisshme është që ka një vullnet, e në momentin që ka një vullnet besoj se ka rezultate, jam një nga njerëzit që besoj te drejtësia’, theksoi Hoxha.