Connect with us

Aktualitet

“Bëhet lajm i madh” Arjan Çani: Qeveria e re do të jetë e përbërë vetëm nga gra dhe një burrë!

Published

on

Arjan Çani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka thënë se qeveria e ardhshme e Edi Ramës, do të jetë e përbërë vetëm nga gra dhe një burrë.

Qeveria tjetër do të ketë vetëm femra dhe një mashkull. Jo Arben Ahmetaj, do të jetë një mashkull tjetër.

Bëhet lajm i madh ndërkombëtar ky. 

Një njeri që po godet kundërshtarët me duart e amerikanëve, nuk kam parë. Më gjej një kryemnistër që po eleminon kundërshtarët me duart e amerikanëve, po ma gjete ma thuaj. Ky e arriti“, tha Çani.

Lidhur me shkarkimin e Presidentit, që pritet të ndodhë në qershor, Çani tha se kjo është vepër e Edi Ramës, por me “duart e amerikanëve”.

Dy janë njerëzit që deri tani kanë qenë kockë e fortë për establishmentin që të ecë përpara. Berisha që u godit nga vendimi i amerikanëve dhe tani pritet Meta.

Gjithçka po shohim, është një film që nuk po e sheh publiku, është i painteresuar. Publiku e tha fjalën në 25 prill. I tha i lirë, i blerë apo shatanzhuar ka pak rëndësi sepse u mbyll.

Duhen dhënë prova që sistemi nuk mund të kërcënohet në të ardhmen dhe nuk mund të ketë Metë apo Berishë më, që i del kundër amerikanëve dhe të frenojë planet afatmesme dhe afatgjata të amerikanëve në Ballkan.

Me sa duket janë investuar shumë në këtë anë të globit. Nuk e dimë se ku do të mbarojë filmi dhe si mbaron filmi. Një gjë dihet, Berisha dhe Meta duhet të goditen. Për Ramën nuk ka rëndësi a e ka seriozisht, ai nuk është më vetëm, ka amerikanët mbrapa. Situata po na tregon se as Meta dhe as Berisha nuk kanë punuar në këtë ditë, për t’u mrbojtur. Kanë qëndruar pasivë.

Meta që është edhe President, pavarësisht akuzave, kishte mundësi të lobonte edhe ai, siç lobon kundërshtari politik, në Washington, në Bruksel me të gjitha mjetet. Historia na ka mësuar që pushteti nuk është një gjë që po e fitove, të mbetet, por duhet të luftosh çdo ditë. Meta ka bërë gabim të madh, sepse nuk ka ditur ose dashur të luftojë, për të ruajtur pushtetin e tij dhe familjes së tij politike. Ai është i destinuar të goditet dhe ta mbyllë karrierën e tij në këtë mënyrë.

Edi Rama e mposhti dhe do ta mposhtë me duart e amerikanëve, me duart e perandorisë!

Rama po të kishte nevojë do ta merrte sërish në koalicion. Rama është politikan i ftohtë, që me punën e tij, duke lobuar, që është punë e vështirë, fiton në fund. Ja ku jemi sot, cfarë ka në dorë Meta për t’u mbrojtur? Asgjë”, tha Çani.