Connect with us

Rajoni

Behgjet Pacolli takohet me Albin Kurtin

Published

on

Takimi konsultativ i partive politike që u mbajt sot përfundoi pa ndonjë rezultat konkret. PAN edhe njëherë bëri me dije se nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme. Ata dhanë një propozim që të mërkurën e javës së ardhshme të mbahet edhe një takim konsultativ, kurse të enjten ose të premten të mbahet vazhdimi i seancës konstituive. Ndërsa, para seancës së nesërme, dhe bojkotimin nga koalicioni PAN, Behgjet Pacolli, përmes faqes së tij në facebook, ka njoftuar se ka mbajte një takim me të nominuarin për kryeministër nga Vetëvendosje. Albin Kurti. “Para seancës të nesërme në takim me Albin Kurtin biseduam për bojkotimin e seancës konstitutive nga koalicioni PAN”, ka shkruar Pacolli, përcjellë “Bota sot”.