HOROSKOPI

Bejini syte kater per ndonje tradheti ne cift/ Kjo eshte shenja e horoskopit qe do te marr 1 lajm

Published

on

Dashi

Horoskopi i datës 5 dhjetor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni më të gatshëm për të diskutuar e për ta ulur kokën. Do i pranoni gabimet dhe do mendoni si t’i ndreqni ato. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit marrëdhënia juaj ka qenë e vështirë, sot gjërat do fillojnë të ndryshojnë për mirë. Do ndiheni më të qetë dhe më në harmoni me njëri-tjetrin. Ju beqarët më në fund do e gjeni princin tuaj të kaltër me të cilin do filloni një histori dashurie të jashtëzakonshme. Në punë, jo vetëm do dini të analizoni çdo gjë me kujdes, por do arrini edhe t’i bindni të tjerët për ato që do mendoni. Në planin financiar jo çdo gjë do jetë e thjeshtë, prandaj duhet të tregoheni sa më të matur me shpenzimet.

Demi

Horoskopi i datës 5 dhjetor 2020

Gjatë kësaj dite dëgjojini këshillat e të tjerëve, por në fund veproni vetë ashtu si do mendoni. Për ju të dashuruarit zemra do flasë dhe mendja do heshtë. Do përjetoni emocione shumë të forta në çdo moment. Nëse jeni beqarë duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve tuaj nëse nuk doni të bëni gabime. Ata do duan vetëm të mirën tuaj. Në punë situata ka për të qenë e ndërlikuar në disa momente kështu që merrni masa dhe mos u nxitoni të hidhni hapa për të cilat mund të pendoheni rëndë. Sipas Dritare.net, të ardhurat do vijnë dalëngadalë duke u stabilizuar, por ju duhet të tregoheni ende të kujdesshëm me çdo lloj shpenzimi.

Binjakët

Horoskopi i datës 5 dhjetor 2020

Gjatë kësaj dite do jeni më guximtarë dhe më të sigurt për të hedhur hapat që keni menduar. Ju të dashuruarit do jeni edhe më të logjikshëm dhe marrëdhënia me partnerin ka për të qenë e jashtëzakonshme. Problemet e së shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Ju beqarët do dashuroheni pas disa personave të thjeshte dhe mjaft interesantë me të cilët do filloni lidhje të qëndrueshme. Në punë do mbështeteni fort nga Dielli dhe do ecni para me çdo projekt që keni nisur. Do dini t’i argumentoni zgjidhjet dhe do ndiheni më të bindur për gjithçka. Në planin financiar bëjini me kujdes llogaritë para se të kryeni shpenzime.

Gaforrja

Horoskopi i datës 5 dhjetor 2020

Merrini gjërat sa më shtruar gjatë kësaj dite, por mos hezitoni të hidhni hapat që mendoni. Idetë shprehini dhe më pas shihni si do reagojnë të tjerët. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e zakonshme. Çdo gjë mes jush ka për të mbetur e njëjtë dhe emocionet nuk do jenë shumë të forta. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni, por duhet t’i njihni më mirë disa persona para se të hidhni hapa. Në punë duhet të ndryshoni pak orientim sepse në rrugën që keni ndjekur deri më tani gjërat nuk do ju ecin si duhet. Gjithsesi rreziqe të mëdha mos merrni. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë. Çdo shpenzim i pamenduar mund t’iu çojë në rrënim të plotë.

Luani

Horoskopi i datës 5 dhjetor 2020

Sot do jeni shumë të ndjeshëm dhe të brishtë prandaj nuk do arrini të thoni përherë jo. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të keqe, megjithatë do jeni shumë zemërmirë dhe do e lejoni partnerin të bëjë edhe disa gjëra të tepruara. Kujdes sepse nëse vazhdoni kështu një ditë ai do ju marrë nëpër këmbë. Ju beqarët më mirë mos mendoni të hidhni hapa sot sado mundësi të mira t’iu shfaqen. Yjet nuk e rekomandojnë këtë gjë. Në punë vërtet mund të vonoheni pak për të përmbyllur disa detyra, por askush nuk do ketë ankesa për cilësinë. Paratë do jenë të mjaftueshme për gjërat më të nevojshme.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 5 dhjetor 2020

Me planetët në krah sot nuk do ju mungojë as vendosmëria dhe as këmbëngulja për t’ia dalë mbanë. Do jeni të zotët e vetes. Për ju që keni një lidhje, duke qenë se planetët nuk do kenë asnjë ndikim tek jeta sentimentale, do ju mbetet vetë në dorë ta menaxhoni atë. Silluni mirë me partnerin dhe mos mendoni vetëm për të mirën e vetes. Ju beqarët duhet të përfitoni sa të mundni nga liria që keni sepse mundësitë që do iu jepen do jenë fantastike. Në punë do jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa të reja, por pa penguar dhe pa dalë kundër kolegëve. Duke i mbajtur marrëdhëniet të mira me ta do keni më shumë mbështetje. Në planin financiar duhet të vazhdoni të tregoheni sa më të kujdesshëm.

Peshorja

Horoskopi i datës 5 dhjetor 2020

Lërini më shumë emocionet t’iu drejtojnë gjatë kësaj dite dhe mos u ndieni në siklet për të shprehur ndjenjat. Nëse jeni në një lidhje, mundohuni të largoheni nga rutina e përditshme dhe po mundët largohuni edhe nga qyteti juaj për pak ditë. Keni për t’u ndier më mirë dhe do i harroni problemet që keni pasur. Ju beqarët do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe nuk do tentoni të joshni aspak. Në punë do ju shoqërojë gjithë kohës entuziazmi dhe do përparoni goxha. Bëni vetëm pak kujdes nga disa ziliqarë që mund të mundohen t’iu prishin planet. Sipas Dritare.net, në planin financiar do keni një dite me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet tej mase.

Akrepi

Horoskopi i datës 5 dhjetor 2020

Nën ndikimin e madh të Diellit dhe Neptunit, gjatë kësaj dite do jeni më të ndjeshëm dhe do i përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët. Për ju të dashuruarit do ndodhin gjëra vërtet interesante. Do qeshni dhe do lumturoheni në çdo çast, pak rëndësi ka sesi do rrjedhin ngjarjet. Nëse jeni beqarë do keni një ditë të bukur dhe plot takime me vlerë. Mundet të gjeni edhe personin me të cilin do filloni një lidhje afatgjatë. Në punë nuk do dini të thoni jo dhe do pranoni çdo lloj propozimi që do iu bëhet. Do ua vini veshin edhe kolegëve dhe nuk keni për të bërë gabime. Financat nuk do i lini asnjë moment pas dore, përkundrazi do i menaxhoni me përpikëri.

Shigjetari

Horoskopi i datës 5 dhjetor 2020

Ditë më energjike ka për të qenë kjo e sotmja për ju. Nuk do e lëshoni lehtësisht veten edhe para ndonjë sfide që mund t’iu dalë. Ju të dashuruarit do mbusheni me oksigjen dhe do përjetoni kënaqësi shumë të veçanta. Nëse jeni ende beqarë qendrojuni larg personave manipulues sepse keni për te vuajtur gjate. Në punë do ndiheni të qetë dhe do hidhni goxha hapa përpara. Edhe pse miqtë nuk do ju ndihmojnë ju nuk do ndaleni aspak. Financat kane për te qene shume me te kënaqshme nga me pare dhe mund te bëni disa blerje qe keni ëndërruar prej kohesh.

Bricjapi

Horoskopi i datës 5 dhjetor 2020

Saturni do ju sjellë disa probleme gjatë kësaj dite dhe nuk do keni më as shumë besim tek vetja. Nëse jeni në një lidhje do konsultoheni për çdo gjë me partnerin tuaj dhe do bashkëpunoni për gjithçka me të. Debatet të forta nuk do keni aspak. Ju beqarët nuk duhet të vendosni etiketa apo të bëni klasifikime të gabuara sepse vetëm sa do i bëni keq vetes tuaj. Në punë, nëse keni ende çështje për të përmbushur duhet të jeni më këmbëngulës dhe të guxoni pak më tepër. Pasdite mund të nënshkruani edhe disa kontrata me rëndësi. Në planin financiar nuk keni për të pasur as sot vështirësi e probleme.

Ujori

Horoskopi i datës 5 dhjetor 2020

Sot do tundoheni nga eksperiencat e reja, por mirë është që t’i vini vetes disa kufij në mënyrë që të mos bëni gabime. Nëse keni një lidhje gjërat do ju ecin mirë. Partneri juaj do e adhurojë optimizmin që keni dhe do ju dashurojë pa kushte. Çastet e lumtura do mbizotërojnë gjithë kohës. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni të gatshëm për të filluar romanca pa u menduar gjatë nëse ato do zgjasin apo jo. Në punë do jeni të motivuar, energjikë dhe të pandalshëm. Askush nuk do ua kalojë dhe do i arrini të gjitha synimet që keni pasur. Gjendja financiare nuk do jete e keqe, por as e shkëlqyer.

Peshqit

Horoskopi i datës 5 dhjetor 2020

Dielli dhe Mërkuri do bëhen bashkë sot dhe do ju vënë përpara zgjedhjeve. Nëse keni një lidhje dashurie dhe kohët e fundit gjërat nuk ju kanë ecur si duhet, më mirë jepini fund gjithckaje sesa të vuani të dyja palët. Nëse gjërat deri më sot ju kanë ecur mirë mund të mendoni t’i çoni edhe më tej. Ju beqarët do ndihmoheni nga Marsi dhe do arrini t’ia shprehni ndjenjat dikujt. Për një përgjigje duhet të prisni pak ditë. Në punë do bëni përpjekje të konsiderueshme dhe nuk do mposhteni as përpara sfidave të vështira. Për ju sado të ndërlikuara të jenë gjërat, asgjë nuk është e pamundur. Problemet financiare do filloni t’i rregulloni pak nga pak.

Exit mobile version