Dy të moshuar kanë vendosur t’i japin fund jetës në mënyrë tragjike. Nga njoftimi i policisë mësohet se dy personat janë gjetur të vetëvarur nga familjarët këtë të martë në Belsh dhe në Librazhd. Blutë bëjnë me dije se një 73-vjeçar nga fshati Qukës Shkumbin është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga djali. Ky i moshuar vuante nga sëmundja e epilepsisë. I moshuari i dytë i vetëvrarë është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Rrenas, Belsh.