Aktualitet

“Bëmë aplikimin për tërmetin nuk erdhi asnjë”, Grida Duma nxjerr videon me banorët: Edhe ndihmat pushteti lokal dhe qendror i ndan aty ku ka interes politik

Published

on

Ish-deputetja e PD, Grida Duma, ka publikuar një video gjatë takimit me banorë, të cilët ankohen se nuk kanë marrë ndihma nga bashkia. Ajo shkruan se dhe edhe ndihmat pushteti lokal dhe qendror i ndan aty ku ka interes politik dhe se bashkia nuk përgjigjet për asnjë qytetar.

“Edhe ndihmat pushteti lokal dhe qendror i ndan aty ku ka interes politik e jo te njerëzit që vërtetë kanë nevojë! Bashkia nuk përgjigjet për asnjë qytetar! Mashtrojnë vetëm me qëllim të marrin taksat e qytetarëve që me shumë mund mbijetojnë! Dëgjoj me përkushtim maksimal e marr zotim kur dëgjoj qytetarët të thonë ‘Ne shpresat i kemi vetëm te Ju!’”, shkruan Grida Duma.

Ndërsa banorët janë ankuar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe pse kanë shkuar në bashki.

“Bëmë aplikimin për tërmetin nuk erdhi asnjë, u bënë dy muaj që mashtrojnë për të mbledhur taksat e robve”, tha një banor.

“E kam plakën në shtëpi, hajde shife sa ilaçe ka. Kam shkuar 20 herë tek komuna, të vish vetë, ta verifikosh vetë, ta marrësh me kamera, ta shohësh plakën nëse është shtrirë, nëse nuk është shtrirë rrejmë ne të PD. Kupton se gjasme jam i bastionit të PD-së shkova tek Bashkia, shkova aty, as duan t’ia dinë fare në botë.

Edhe ndihmat që erdhën që pruri Bashkia, i ndanë aty ku i hahet muhabeti, polic qarkullimi, vilët 3-katëshe, partiake. Familjarë e të varfër asnjëri! Unë që jam bastion i PD-së që jam kthyer se kam qenë historikisht i PS-së, i bindur, kam qenë për Edi Ramën, kam qenë zbathur në Tiranë, asgjë. Edhe kam kthyer me PD-në, robt e dinë të gjithë, ia jap haptas PD-së votën, se këta janë qena”, tha një tjetër banor..tpz.al

Exit mobile version