
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të bëra dje nga Fatos Nano në emisionin “Opinion”.
Berisha ka zgjedhur të ironizojë Nanon përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Miq, fajin e ka Saliu”, një shprehje kjo që përdorej nga Edi Rama kur ishte kryetar i opozitës.
Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video të vjetër ku Fatos Nano asokohe kryeministër sulmon Edi Ramën.
“Edi Rama ka një problem moral. E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse.tpz.al