Aktualitet

Berisha: Kam kaluar Covid-19, vaksinën do e bëj kur të më vijë radha

Published

on

Ish kryeministri Sali Berisha në një intervistë për ABC ka deklaruar se e ka kaluar koronavirusin.

“Unë kalova një grip në formën më të zakonshme. Kjo është dhe arsyeja e vërtetë që unë nuk e bëra publike, unë thash nëse kjo kalon në stadin e rrufave të zakonshme unë nuk do ta bëj publik.

Unë pata vetëm një shenjë që ishte një rrufë disa ditore dhe dy ditë kam pasur një temperaturë prej 37 e gjysmë. Në shkurt unë kam punuar çdo ditë njëlloj, nuk më ka cënuar aftësinë për punë.

Unë shumë herë kam pasur shumë karantina pasi kisha kontakt me persona që kishin takuar të infektuar me koronavirus. Aspekti më i vështirë ishte procesi i karantinës, ajo duhet të zbatohet dhe duhet të jemi seriozë”, ka thënë Berisha.

Exit mobile version