Aktualitet

Berisha “NON-GRATA” në SHBA, zyrtari i PD “zbulon” kush fshihet pas VENDIMIT: I padëshiruar sepse nuk lejoi hapjen e…

Published

on

Kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi dhe njëkohësisht Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, ka reaguar për vendimin e DASH, i cili shpalli “non-grata” ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

Kasmi shprehet se Berisha ishte i pari që kundërshtoi dhe luftoi kundër projektit Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Sipas tij ky vendim nuk dëmton imazhin e Berishës, por e “lartëson si njeriu që nuk lejoi hapjen e “Kutisë së Pandorës” në Ballkan, duke u kthyer në mbrojtjësin kryesor të paqes në rajon në të gjithë faktorin shqiptar”.

Postimi i plotë i Bledi Kasmit:

Burre shteti dhe fotot “non grata”!

Te tjerat jane lobime te mafias rajonale ne sherbim te regjimeve Rama-Vuçiç dhe kunder interesave te shqiptareve dhe stabilitetit ne rajon, prandaj mos i merrni seriozisht sepse me kohen ato do te perfundojne atje ku e kane vendin…

Mos harroni. Berisha ishte i pari qe kundershtoi dhe luftoi kunder projektit Rama-Vuçiç per ndarjen e Kosoves dhe ndryshimin e kufijve ne Ballkan, gje per te cilen po paguan koston e lobimeve te Beogradit dhe vartesit te tyre ne Tirane.

Ata po tentojne t’i rikthehen ketyre projekteve te coptimit te Kosoves dhe ne sherbim te saj, hapi i pare qe kane ndermarre  eshte qe ti mbyllin gojen Sali Berishes,.

Kjo nuk e demton imazhin e tij, por e larteson ate si njeriu qe nuk lejoi hapjen e “Kutise se Pandores” ne Ballkan duke u kthyer ne mbrojtjesin kryesor te paqes ne rajon ne te gjitha faktorin shqiptar..

Pra, nuk e kane me Sali Berishes, por me te gjithe ne, dhe ata qe nuk duan te hedhin ne ere paqen ne rajon.

Exit mobile version