Aktualitet

Bes Kallaku tregon i emocionuar: Agron Llakës nuk ia harroj kurrë, më mori në shtëpi, më trajtoi si djalin e tij…

Published

on

Aktori i njohur, Bes Kallaku ka treguar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Soiree’ se Agron Llakaj e ka ndihmuar shumë në fillimet e tij të karrierës.

Moderatorja e pyeti fillimisht se kush ishte personi që e ka ndihmuar atë në fillimet e tij që i ka dhënë një dorë për të nisur këtë rrugëtim. Besi tha se ka qënë Agron Llakaj, i cili e ka futur në shtëpi dhe e ka trajtuar si djalin e tij.

Qysh në Portokalli, qysh në daljen time të parë, nuk kam patur askënd. Unë kam patur as kurshëri në Tiranë. E gjithë pjesa tjetër mbrapa, ka qenë audicion në Portokalli. Unë Agron Llakës nuk ia harroj kurrë. Goni më ka futur në shtëpi, më ka dhënë bukë në shtëpinë e vet. Më ka trajtuar si djalin e tij. Mbase nuk ja kam shpërblyer aq sa duhet. Për mua e rëndësishme është që përveç dhënies së dorës, është dhënia e bukës. Ajo më trishton më tepër tek dikush që nuk është falenderues nga dikush që të ka dhënë bukën”- tha ai.

Exit mobile version