Aktualitet

Bie intensiteti i reshjeve dhe ulen temperaturat, ja parashikimi i motit

Published

on

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Në krahasim me ditët e mëparshme reshjet do të kenë intensitet më të ulët. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -6°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 01ºC në 08°C dhe në zonat bregdetare nga 04°C në 10°C.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Exit mobile version