Uncategorized

Bie popullariteti i Ramës dhe Kryemadhit, rritet mbështetja për Bashën..

Published

on

Kështu, 44.9% e të pyeturve e vlerësojnë shumë/disi pozitive popullaritetin e kreut të PS, çka tregon se ka një rënie në krahasim me sondazhin e parë, ku përqindja e popullaritetit të tij ishte në nivelin 49.1%.

 

Po ashtu vihet re një rritje e pakënaqësisë me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Vlerësimi për alternativën shumë/disi negative është rritur me 4% (50.5-54.5%) në krahasim me të dhënat e sondazhit të parë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një rritje të mbështetjes së qytetarëve, të cilët e vlerësojnë popullaritetin e tij. Sipas të dhënave, janë 37.1% ata që zgjedhin alternativën shumë/disi pozitive për liderin e PD.

Në krahasim me sondazhin e parë në këtë pikë, Basha ka një rritje prej 1.7% (35.4-37.1%).  Për alternativen shumë/disi negative ka një ulje të atyre që kanë një mendim jo të mirë për popullaritetin e Bashës (63.9-62.2%).

Ndërkohë për drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi, në lidhje me vlerësimin shumë/disi pozitive ka një zbritje me 3. %, gjithnjë kjo është një e dhënë e krahasuar me të dhënat e sondazhit të parë. Nga 20.7% popullariteti i saj ka zbritur në 16.7%, ndërkohë për vlerësimin shumë/disi negative ka një rritje me 4.2% (78.6-82.8%)./Euronews Albania

SONDAZH

Exit mobile version