Aktualitet

Biznesmeni sarandiot në gjendje kritike për jetën, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Published

on

Një ngjarje e papritur ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Sarandës.

Një person duke ecur normalisht në rrugë, papritur është rrëzuar dhe ka filluar të nxjerrë shkumë nga goja. Kalimtarët aty pranë menjëherë kanë njoftuar ambulancën.

Sipas bluzave të bardha personi, i identifikuar si Gjergji Pirro, 50 vjeç, pësoi hemorragji cerebrale. Pas ndihmës paraprake dhënë në spitalin e Sarandës dhe duke parë se gjendja ishte e rëndë stafi mjekësor vendosi transportimin e tij drejt Tiranës me helikopter.

50 vjeçari, Gjergji Pirro, banor i fshatit Metoq, bashkia Sarandë, prind i dy fëmijëve, është biznesmen në këtë fshat dhe merret me tregtinë e materialeve të ndërtimit.

Exit mobile version