Uncategorized

Bleu telefonin online, ajo që gjeti në kuti e la pa fjalë

Published

on

Një grua nuk është ndarë mirë nga porosia online.

Ajo pagoi 1,500 dollarë pasi kishte porositur celularin e fundit iPhone 12, por mbeti pa fjalë kur i shkoi porosia, sepse ishte vetëm kos me shije molle dhe jo celulari që kishte porositur.

Gruaja e quajtur Liu, nga provinca lindore kineze Anhui tregonte për situatën qesharake në një video që është bërë virale në platformën sociale kineze Weibo. Liu kishte paguar 10,099 juan ose rreth 1500 dollarë për të blerë celularin e ri iPhone 12 Pro Max (256GB) në faqen zyrtare të Apple, më 16 shkurt.

Por kur erdhi dërgesa e saj dy ditë më vonë, Liu kapi kutinë ku gjeti një kuti kos me shije molle, në një shaka pa kripë nga ata që ja kishin dërguar.

“Korrieri më tha se kishte lënë paketën në kutinë postare të komunitetit rezidencial, dhe unë nuk u ankova”, thotë Liu në videon e shkarkuar në Weibo.

Policia vendase tha se po heton situatën e pazakontë. Oficerët besojnë se persona të panjohur mund të kenë marrë pakon e vërtetë pasi ajo është larguar nga magazinat e kompanisë Apple, emri i të cilës do të thotë “mollë”.

Ndërkohë llogaria e Liu është e mbushur me komentet mbi atë që mund të ketë ndodhur në të vërtetë me dërgesën. Eksperi ligjor Zhang Bo tha se mbështeste hipotezën e një prej komentuesve, që Liu ta kishte porositur e paguar celularin nga një faqe e rreme.

Ai shtoi se blerësit online duhet të tregojnë kujdes për të mbrojtur veten nga mashtrimet. “Kontrolloni disa herë nëse është një faqe e ligjshme para se të paguani, dhe hapeni pakon kur korrieri të jetë aty. Telefononi policinë nëse ka diçka që nuk shkon”, tha ai.

Exit mobile version