Lajme

Blic ndërkombëtarësh në Tiranë. Fleckenstein dhe Vlahutin tek Ilir Meta

Published

on

Knut Fleckenstein, Raportuesi për Shqipërinë në PE dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin kanë zhvilluar një vizitë të palajmëruar në Presidencë tek kreu i shtetit Ilir Meta.
Nuk dihet se cila ka qënë arsyeja e ardhjes së panjoftuar më parë të eurodeputetit dhe të kësaj vizite, por ajo ndodh në një kohë kur qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama sapo ka nisur mandatin e saj të dytë.
Sipas njoftimit zyrtar të presidencësn biseda është fokusuar tek rëndësia madhore e zbatimit të reformës në drejtësi, dhe konsensusit të gjerë mes pozitën dhe opozitës.
“Avancimi i reformave gjithpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces.” – u shpreh Presidenti Meta.
Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë.
Pas takimit në Presidencë, eurodeputeti i është drejtuar Kuvendit për një takim me kryeparlamentarin e ri Gramoz Ruçi

Exit mobile version