Aktualitet

“Bomba” e SHBA-ve për Berishën: Përdori pushtetin për të pasuruar familjarët dhe aleatët e tij!

Published

on

SHBA-të kanë shpallur non-grata ish kryeministrin, Sali Berisha, si person të korruptuar, duke i ndaluar hyrjen në këtë vend atij dhe familjarëve të tij të afërt.

Në deklaratën publike të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ka detaje mjaft të rënda, ku flitet për krime si korrupsioni dhe abuzimi me fondet publike. Aty përshkruhet, se si Berisha, sipas SHBA-ve, ka përdorur pushtetin për përfitime personale, në interes të familjarëve të tij dhe të aleatëve të tij, për t’i pasuruar ata.

Veçanërisht në cilësinë e tij zyrtar si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha u përfshi në akte korruptive, si shpërdorimin e fondeve publike dhe ndërhyrjen në procese publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe familjarët e tij, në kurriz të besueshmërisë së popullit shqiptar tek institucionevt qeverisëse dhe zyrtarët publikë”, thuhet në deklaratë.

Veç Berishës, hyrja në SHBA i ndalohet edhe bashkëshortes së tij, Liri Berisha dhe fëmijëve, Shkëlzen Berisha dhe Argita Berisha Malltezi.

Kujtojmë se Sali Berisha e ka përshkruar gjithmonë veten si një “pro amerikan”, por me sa duket goditja më e madhe e jetës së tij, ka ardhur pikërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Departamentit të Shtetit: 

Sot unë po e përcaktoj publikisht Sali Berishën, ish President i Shqipërisë, ish Kryeministër i Shqipërisë dhe ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korruption madhor. Veçanërisht në cilësinë e tij zyrtar si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha u përfshi në akte korruptive, si shpërdorimin e fondeve publike dhe ndërhyrjen në procese publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët politikë dhe familjarët e tij, në kurriz të besueshmërisë së popullit shqiptar tek institucionevt qeverisëse dhe zyrtarët publikë.

Gjithashtu, retorika e tij tregon që ai është i gatshëm të mbrojë veten e tij, familjarët dhe aleatët politikë, në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, unë jam duke rikonfirmuar nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset demokratike dhe veprimet e zyrtarëve publikë.

Ky përcaktim bëhet sipas nenint 7031(c) Department of State, Foreign Operations, and Related Programs Appropriations Act, 2021.

Përveç Berishës, unë po përcaktoj publikisht, gruan e tij Liri Berisha, djali i tij, Shkëlzen Berisha dhe vajza e tij Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk lejohet të udhëtojnë në SHBA“, thuhet në deklaratën publike.

Njoftimi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Twitter:

Veprimet korruptive të ish presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, e kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Unë po e përcaktoj publikisht Berishën dhe familjarët e tij të afërt, si të papërshtatshëm, për t’u futur në SHBA. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Blinken.

Exit mobile version