Aktualitet

Bombardimet e Izraelit, zyrtarët në Gaza: E diela, dita më e vdekjeprurësep

Published

on

Zyrtarët palestinezë në Gaza kanë bërë të ditur se e diela ishte dita më vdekjeprurëse që prej nisjes së konfliktit me Izraelin.

Si pasojë e sulmeve ajrore nga Izraeli, të paktën 42 persona kanë mbetur të vdekur.

Ndërsa, ushtria e Izraelit thotë se militantët palestinezë kanë qëlluar më shumë se 3,000 raketa në drejtim të Izraelit përgjatë gjithë javës.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres paralajmëroi se luftimet e mëtejshme mund ta fusin rajonin në një “krizë të pakontrollueshme”.

Ai bëri apel që palët t’i japin fund dhunës.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, aeroplanët luftarakë izraelitë nisën 80 sulme ajrore në disa zona të qytetit të Gazës, menjëherë pasi militantët e Hamasit qëlluan një breshëri raketash në Izraelin jugor.

Exit mobile version