Bota

Boris Johnson: Janë vaksinuar më shumë se 1.3 milion britanikë

Published

on

Kryeministri Boris Johnson tha se nuk kishte “zgjidhje tjetër” përveçse të fus Anglinë në një bllokim të tretë kombëtar, pasi shifrat e reja treguan  se 1 në 50 njerëz u prek nga koronavirusi javën e kaluar.

 

Duke folur nga Downing Street dje ai tha se, deri më tani, më shumë se 1.3 milion njerëz kanë marrë vaksina Covid-19,  në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Johnson tha se kishte një “perspektivë” që masat të mund të lehtësoheshin në mes të shkurtit pasi të ishte vaksinuar një “pjesë e konsiderueshme e grupeve më të prekshme”.

 

Komentet e tij erdhën ndërsa Britania e Madhe regjistroi gati 61,000 raste të reja Covid brenda natës ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 830.

 

 

Exit mobile version