Bota

Bota vazhdon betejën kundër COVID-19

Published

on

Ndonëse, specialistët parashikuan që me rritjen e temperaturave, do të ulej rrezikshmëria për përhapjen e COVID-19, shifrat e të prekurve në shumë shtete të botës, treguan të kundërtën. Me afrimin e stinës së vjeshtës, parashikohet që të ketë një tjetër valë intensive infektimesh, ndërkohë që shifrat tregojnë se ka shkuar 29 125 477, është  numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Ndërsa, numri i të vdekurve për shkak të Covid-19, deri më tani ka shkuar në 927 126 njerëz.

Numri i personave të shëruar me koronavirus deri tani ka shkuar në 20 960 852 persona.

Shteti me më shumë të infektuar nga Covid-19 është SHBA me mbi 6.7 milionë të infektuar me koronavirus.

Shteti i dytë me më shumë të infektuar në botë është India, një shtet që ka njohur rritje rekord të të infektuarve me virusin vdekjeprurës.

Brazili vjen i treti për nga numri i të infektuarve me virus, me mbi 4.3 milionë të tillë.

Më pas, shtetet me më shumë të infektuar janë Rusia, Peruja, Kolumbia, Meksika, Afrika e Jugut.

Exit mobile version