Bota

Bota vazhdon betejën me COVID-19

Published

on

Shumë shtete vendosën hapje të aktiviteve në vendet e tyre. Deklaruan hapje të kufijëve, ndërkohë që stina e verës ka mbërritur. Por, COVID-19, me gjithë masat e hapjes në shumë vende, vazhdon të shkaktojë të infektuar dhe viktima.  Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në 7,872,620 sipas Worldometers.Ndërkohë që  numri i viktimave ka arritur në 432,475.Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 117,527 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 42,791, Britania e Madhe me 41,662, Italia me 34,301, Franca me 29,398 dhe Spanja me 27,136. Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634. Në Shqipëri janë shënuar 36 viktima dhe numri i të infektuarve, po rritet ndjeshëm ditët e fundit. Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 4,042,463 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,3 milion raste aktive që presin të shërohen.  Ndonëse, me rritjen e temperaturave, shumë specialist të shëndetsisë në botë, shpresonin një përmisim të situatës, në shumë vende të botës numri i të infektuarve po rritet me shpejtësi.

Exit mobile version