Connect with us

Aktualitet

Burrit i kushton divorci, Gjykata vendos të paguajë gruan për të gjithë punët e shtëpisë gjatë martesës (Shuma që do të japë)

Published

on

Një burri në Pekin i ka kushtuar shumë divorci me bashkëshorten e tij.

Gjykata e Pekinit ka vendosur që një burrë të kompensojë gruan e tij për të gjithë punët e bëra gjatë martesës së tyre.

 

BBC shkruan se gruaja do të marrë 50,000 juanë (7,700 dollarë) për pesë vjet punë të papaguar.

Sipas të dhënave të gjykatës, burri i identifikuar me mbiemrin e tij Chen kishte bërë kërkesë për divorc vitin e kaluar nga gruaja e tij, me mbiemrin Wang, pasi u martua në 2015.

Ajo hezitoi të divorcohej në fillim, por më vonë kërkoi kompensim financiar, duke argumentuar se Chen nuk e kishte ndihmuar kurrë në punët e shtëpisë si dhe në kujdesin e fëmijëve.

Por ky vendim i gjykatës ka ngritur një debat të fortë, pasi shumë gra janë shprehur se kjo është një shumë qesharake dhe se puna e tyre si amvise po nënvlerësohet.