HOROSKOPI

Ca të nënës e ca të njerkës, Meri Shehu tregon cila shenjë do notojë në fat e begati për këtë muaj

Published

on

12-Peshqit

Për Peshqit, Afërdita do ndikojë në kundërshtim, prandaj duhet të bëjnë tolerancë ndaj partnerëve, bashkëpunëtorëve, në çift të japin sa më shumë dashuri dhe të mos futen në konflikte ekonomike.Qershore është një muaj që do futen shumë ashpër në konfliktet ekonomike, sepse duan të çlirohen nga disa barriera dhe pamundësi.

11-Ujori

Ujorët janë në këtë pozicion sepse kemi shumë ndikime planetare sidomos Marsin në kundërshtim me Saturnin që çdo strategji që bëjnë Ujorët ose hartojnë ata hasin një kundërshtim, ose strategjia e tyre nuk ka gjetur ende një terren të duhur. Ujorën janë njerëz reformatorë, por nuk do e zbatojnë reformën e tyre ose mendimet e tyre dhe do shkojnë drejt përballjeve më të agravuara. Në marrëdhënie me të afërtit ose në lidhje me idetë e tyre ose komunikimi i përditshëm do bëhet pak më i vrazhdë dhe psikologjia e tyre do jetë ajo që nuk duhet. Kujdes me punën, kujdes me shëndetin.

10-Demi

Demët duhet të kenë kujdes me kundërshtarët, prapaskenat, me çështjet ligjore që do i kenë shumë të diskutueshme gjatë muajit Tetor. Mërkuri i kundërt në Akrep sjell tronditje në marrëdhëniet apo bashkëpunimet ekzistuese, i kthen mbrapa në shkresa, deklarata në dokumentacione edhe ndonjëherë probleme në martesë. Megjithatë Hëna e re në datën 16 në shenjën e Peshores është disi e mirë për të gjithë. Ana ekonomike fillon të japë një lloj rezultati më të mirë.

9-Luani

Si duket durimi i Luanëve ka arritur aty ku nuk mban më dhe do kthehen në ato zakone ose ato argëtime që kanë bërë dikur në të kaluarën, por që nuk janë ato që i përfaqësojnë. Do kenë një humbje kohe sepse nuk është ajo që është e tyrja. Nuk është ajo që prek zhvillimin. Mund të rikthehen tek njerëzit që nuk i japin atë frymëzimin e duhur ose i ngecin në disa situata që i vonojnë. Ky kthim në disa njerëz të caktuar, në disa udhëtime të caktuara ose në disa punë që nuk i kanë dashur dhe tani i duken më të mira se punët ekzistuese, do të krijojë një lloj vonese në planet dhe projektet e tyre për të ardhmen. Nga 14 Tetori duhet të bëjnë kujdes me marrëdhëniet familjare.

8-Akrepi

Akrepët janë në një muaj shumë të fuqishëm dhe Hëna e plotë në Dash ka të bëjë me punën. Vrulli që i jep kjo Hënë, ndoshta i nxiton më shumë se sa duhet dhe ata mund të bëjnë edhe një herë gabime të cilat nuk duhet t’i bëjnë. Pra iniciativat që duhet të marrin në lidhje me punën, kryesisht në fillim të Tetorit duhet të jenë më të vetëpërmbajtur. Po kështu edhe iniciativat në jetën personale. Mërkuri është në shenjën e tyre, kanë komunikim, kanë vetëbesim, por do kthehet i kundërt kështu që marrëveshjet, kontratat, diskutimet pas datës 14, duhet t’i shikojnë me kujdes si dhe jetën e tyre personale. Me Marsin dhe Mërkurin e kundërt nuk e di si do ta gjejnë rrugën dhe jo vetëm Akrepët, por të gjithë në këtë periudhë. Por besoj me intuitë sepse Akrepët e kanë të theksuar mund ta gjejnë rrugën e tyre të duhur. Ekonomia dhe marrëdhëniet fillojnë të rregullohen në datën 31 për Halloween.

7- Binjakët

Është një periudhë shumë interesante për Binjakët, sepse i pëlqen kjo rrumuja, këto përballjet sepse do jenë njerëzit që do futen ndërmjet njerëzve të fortë. Do jenë ata që do marrin energji poshtë e lart, do japin lajmet. I pëlqen të transmetojnë lajmet dhe të bërit e intelektualit që “unë u lidha, unë bëra hallkën lidhëse”, kjo hallkë lidhëse e Binjakëve do eci mirë edhe me Hënën e re në Peshore ata të ndihen në formë dhe do ecin mirë erotikisht. Nëse punët e të tjerëve i zgjidhin mirë, punët e tyre do kenë probleme. Deri në datën 1 Dhjetor kështu do shkojë kjo çështje për ta, që kështu këshilla është që më shumë të merren më punët e tyre sesa të të tjerëve.

6- Bricjapi

Ka ardhur koha që ta kushtëzojë dikush Bricjapin. Kundërshtimi do vijë nga Dashët, ata do përballen me revolucione jo vetëm në marrëdhënie pune, por dhe në marrëdhëniet familjare. Bricjapët do detyrohen të kërkojnë ndihmë nga miqtë e shokët që kanë pasur më përpara, nga njohjet e dikurshme sepse këta të rinjtë do i dalin gjithmonë në kundërshtim. Do marrin një lajmë të mirë nga dikush që jeton jashtë ose në një bashkëpunim me jashtë. Një reformë e mirë për ta vjen nga Afërdita, kështu që ndonjë lidhje e bukur e jetës së tyre ose një miqësi e bukur u rikthehet dhe i jep më shumë qetësi e besim. Tetori do jetë muaji i përballjeve për ta.

5-Gaforrja

Gaforret janë në sulm sidomos për çështjet e karrierës. Ky është muaji i fundit i sprovave të mëdha për Gaforret. Do kenë ndihmesa të konsiderueshme sidomos në datën 16 me Hënën e re në Peshore që i jep avantazh. I jep mundësi për ndërrim shtëpie, pune, vendi, energjie. Sfilitja e Gaforreve do shkojë deri në momentin e fundit, derisa të ringrihen sërish.

4-Dashi

Kemi luftë, përballje dhe revolucion. Si Luanët edhe Dashët janë shenjat që nuk po durojnë dot më. Kanë vuajtur një 7-vjeçar nga Urani që kishin në shenjën e tyre dhe tani thonë se çfarë po ndodh me ne që nuk po arrijmë dot. Ka ardhur moment që të bëjnë revolucionin e tyre. Nëse janë femra do bëhen tipa Amazonash që do luftojnë, nëse janë meshkuj, nuk mund të bëhen dot Amazona, nuk mund t’i ndajnë gjërat dhe i shkojnë luftës pak më ashpër deri në fund. Egoizmi i tyre mund t’i bëjë që të humbasin rrugën e vërtetë. Në lidhje me punën do ketë lajme të mira, me fillime të reja në marrëdhënie dhe bashkëpunime. Ekonomia rregullohet në datë 31 Tetor.

3- Shigjetari

Karrierë e fuqishme, emër, publicitet, do ngrihen deri aty ku nuk pretendonin se do ngriheshin falë punës dhe metodikës së tyre. Do marrin një kurorë bukurie, vlerësimi, pune, ekonomie dhe një organizim më të mirë të gjërave që as ata vetë nuk e mendonin që do ishte kështu. Kujdes në fushën erotike, aq mirë sa do ecë karriera, nuk do ecë erotizmi. Mund të kemi përballje, xhelozira, tradhëtira, hatërmbetje të mëdha dhe sherre.

2-Virgjëresha

Afërdita futet në shenjën e Virgjëreshëve që do të thotë që gjithë këto lodhje të muajve të fundit, gjithë këto pasiguri, gjithë këto strese ekonomike, ju merrni një lloj qetësie dhe sportiviteti dhe një lloj vlerësimi shumë të mirë. Është Afërdita që i ëmbëlton të gjitha marrëdhëniet. Nëse jeni femra, akoma më mirë. Vjen një periudhë më e mirë më ëmbëltuese.Të gjithë ju mund të bëjnë luftë dhe goditen, ndërsa ju keni shansin të rregulloni shumë gjëra dhe kjo falë Afërditës. Hëna në Peshore i hap një dritare në aspektin ekonomik.

1- Peshorja

Edhe Peshoret kanë qenë shumë të agravuara, të stresuara këtë vit, tani do dalë një dritë në fund të tunelit dhe këtë Hënën e plotë në Dash do e quaja një dritë në fund të tunelit për shumë Peshore që kanë vuajtur se do shikojnë një mundësi, shans ose do hapet bllokimi. Kanë akoma rrugë përpara, përpjekje dhe harxhime energjish, antagonizma, njerëz të dhunshëm që kërkojnë të prishin rrugën, por mendoj që tashmë jemi më të qetë dhe më mirë. Kujdes me Mërkurin në Akrep sepse do rikthehen disa çështje të prapambetura ose që duhet t’i rregullojnë.

Exit mobile version