Aktualitet

Cara: Triumfi mbi të keqen mbetet mission!

Published

on

Igli Cara ishte kandidati më i preferuar nga radhët e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, me 6952 vota, por sërish jo mjaftueshëm për të thyer herësin e siguruar mandatin e deputetit.

Përmes një postimi në Facebook, Cara, i cili renditej i 7-ti në listë, ka falenderuar bashkëqytetarët që e kanë besuar dhe kanë treguar se mbi çdo presion, shitblerje vote, qendron dëshira për ndryshim si dhe strukturat e PD-së për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme.

Cara shkruan se triumfi mbi të keqen mbetet një mision për të si politikan, por edhe si qytetar i këtij vendi, që sipas tij meriton më të mirën.

POSTIMI I PLOTË

Të dashur miq,

Ndihem sot mirënjohës për mbështetjen dhe vlerësimin tuaj, që nuk më ka munguar asnjëherë përgjatë karrierës sime politike.

Një falenderim zemre, për çdo bashkëqytetar që më besoi, duke më treguar, se mbi çdo presion, shitblerje vote, qëndron dëshira për ndryshim.

Falenderim dhe mirënjohje për strukturat e Partisë Demokratike, për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme.

Një rrugëtim me pengesa në çdo hap, që nuk ka përfunduar, pasi e ardhmja e fëmijëve tanë nuk ka çmim.

Triumfi mbi të keqen mbetet një mision, për mua, si politikan, por edhe qytetar i këtij vendi, që meriton më të mirën.

Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem zëri i secilit prej jush, që beson se Shqipëria bëhet

Exit mobile version