Itali

Castellana Grotte, arratiset nga “arresti shtëpiak” për të vjedhur në kishë, arrestohet 57 vjeçari

Published

on

Ai ishte në arrest shtëpie në Fasano, por vendosi të arratisej, për të shkuar në Castellana Grotte dhe për të vjedhur para në një kishë. Për këtë arsye, pasi ishin vërtetuar akuzat për vjedhje dhe evazion, në orët e para të mëngjesit karabinierët kanë arrestuar 57-vjeçarin,  menjëherë pas lëshimit të një urdhri paraburgimi të lëshuar nga Gjykata e Barit në Itali.  Ngjarja për të cilën akuzohet 57 vjeçari, ndodhi janarin e kaluar, kur famullitari i Kishës së Shpëtimtarit të Castellana Grotte, raportoi vjedhjen e rreth 300 eurove të mbajtura në arkën përkatëse të kishës. Karabinierët arritën që të gjurmonin identitetin e burrit, në sajë të analizës së imazheve video. //telebari//

 

 

Exit mobile version