Connect with us

Aktualitet

“Çdo natë parkohej në një qendër tregtare”, kreu i Policisë së Tiranës jep detaje rreth shpërthimit në makinën e prokurorit

Published

on

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ku ndodhi sot një shpërthim me lëndë plasëse, ku objektiv ishte makina e një prokurori të Prokurorisë së Përgjithshme. Ngjarja ndodhi te “Komuna e Parisit”, në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, Jaupi ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërsa konfirmoi se bëhet fjalë për makinën e prokurorit të komanduar pranë KLP-së, Arjan Muça.

Sipas Jaupit, mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme, ndërsa shtoi se po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.

Kemi një dëmtim me lëndë plasëse eksploziv të një mjeti a class të vitit 2002 I cili I përket një prokurori që është I komanduar pranë KLP Arjan Muça, mjeti ka dëmtime në pjesën e përparme ky automjet përdoret nga ky prokuror dhe aktualisht prej një periudhe 2-vjeçare çdo natë parkohet pranë kësaj qendre. Janë marr masat nga strukturat e drejtorisë vendore të policisë për dokumentimin e kësaj vepre penale. Nuk ka dëmtime në njerëz dhe as dëmtime të mjeteve të tjera. Nuk ka shpërthim të automjetit është një shpërthim që ka ndodhur në parakolpin e këtij mjeti. Grupi hetimor po merret me pamjet”, tha ai.

 

Save

Share

* Për më shume bashkoh