Connect with us

Kuriozitete

Ç’duhet të bëni kur mendoni se nuk bëni kurrë mjaftueshëm ose ‘nuk jeni aty ku duhet’

Published

on

A ndiheni ndonjëherë sikur vazhdoni të bëni më shumë, por kurrë nuk bëni mjaftueshëm? Nëse jeni përgjigjur me po, mund të ndodhë që të kapeni në një cikël produktiviteti toksik.

Në poezinë e saj të fuqishme “Ankthi i produktivitetit”, Rupi Kaur shkruan:

“Unë kam këtë ankth të produktivitetit
se të gjithë të tjerët po punojnë më shumë se unë
dhe unë do të lihem pas
sepse nuk po punoj mjaft shpejt
mjaft gjatë
dhe jam duke humbur kohën time”

 

Mendimet se nuk po bëjmë mjaftueshëm mund të na shtyjnë të veprojmë në mënyra që nuk përputhen me atë që me të vërtetë ka rëndësi për ne.

Paradoksi i produktivitetit është se të qenit produktiv na ndihmon të arrijmë qëllimet, por gjithashtu mund të na largojë nga ëndrrat tona. Pra, pyetja është:

Kur produktiviteti bëhet toksik? Përgjigjja mund të jetë ndryshe për secilin prej nesh, por zakonisht nis me vetëvlerësim të ulët dhe pakënaqësi të vazhdueshme nga vetja.

Në mënyrë evolucionare, truri juaj është krijuar për të kaluar në modalitetin e lëvizjes kur mendoni se nuk keni burime të mjaftueshme dhe keni nevojë të konkurroni. Mesazhet e ditëve moderne (media, mediat sociale, sistemi arsimor) e përmbysin sistemin tonë me nxitje të mesazheve që nuk po bëjmë sa duhet apo se po mbetemi prapa.

– Kreativiteti i pashpresë i produktivitetit toksik

Ky është një term që përdoret për t’u zgjuar me realitetin se ajo që ne po bëjmë (pa pushim) nuk po funksionon (më) për ne. Për t’u çliruar nga produktiviteti toksik, ju ndihmon të bëheni pak të pashpresë në lidhje me të.

Përdorni këto tri pyetje:

– Kur ndiheni sikur nuk po bëni sa duhet, çfarë bëni?
– Si funksionon kjo për ju?
– Cilat janë kostot?

– Tregohu mosbesues me mendjen tënde

Hapi i dytë për t’u shkëputur nga produktiviteti toksik është të ndaloni së besuari mendjen tuaj. Mendja po prodhon mendime gjatë gjithë ditës. Ato kanë tendencë t’i lidhin njerëzit të bëjnë më shumë. Sapo të filloni të vini re mos funksionimin e këtyre mendimeve, mund të praktikoni zbutjen e tyre me këtë ushtrim të thjeshtë:

– Emërtojeni: Etiketoni mendimet tuaja toksike të produktivitetit me një emër, për shembull “Doing Mind”.
– Normalizojeni: Ka kuptim që ju të keni mendime të tilla në kohën ku jetojmë. Falenderojini ato, por kaq!
– Mos i merrni parasysh: A funksionon ky mendim për mua, për të ndërtuar jetën që dua? Nëse jo, mos e merrni parasysh mendjen tuaj!

– Lejoni dhe pranoni ankthin e produktivitetit

Nëse jeni mësuar të bëni gjëra për të shuar ndjenja të tipit “nuk jeni të mjaftueshme” ose për të kënaqur njerëzit, ndalimi i këtij cikli ka të ngjarë të ketë një efekt rikthimi. Në psikologji, kjo quhet “shpërthimi i zhdukjes”. Kur të ndaloni së bëri veten (dhe të tjerët) “të ndihet më mirë” duke bërë më shumë, të gjitha ndjenjat që ju shtynë të jeni produktiv do të shfaqen. Këtu janë disa ndjenja të zakonshme që i shtyjnë njerëzit të bëjnë shumë.

Kontrolloni se cilat ju përshtaten dhe prisni që ato të shfaqen.

Ndihem fajtor kur marr pushim.
Ndihem në ankth.
Ndihem i trishtuar që nuk jam aty ku “duhet” të jem.
Kam frikë se do të mbetem pas.
Ndihem vetëm dhe kam dëshirë që njerëzit të shohin vlerën time.
Kam frikë se nuk është e mjaftueshme.
Më vjen turp që nuk jam i mjaftueshëm.

Praktikoni pranimin e këtyre ndjenjave duke i lejuar vetes të ndjeni fajin, turpin, frikën ose ankthin pa vepruar për t’i hequr qafe. Vëreni përvojën tuaj në trupin tuaj, bëni hapësirë për të dhe lejojeni.

Liria për të zgjedhur

Në fund të fundit, qëllimi është që ju të zgjidhni veprimet tuaja – jo emocionet e pakëndshme ose truket që ju punon mendja. Liria për të zgjedhur përfshin:

– Zgjedhja e veprimeve që lidhen me vlerat tuaja.
– Ndjekja e instikteve.
– Përshtatja e veprimeve me atë që ju thotë trupi, nevojat tuaja.
– Të qenit i pranishëm ndërsa lëvizni në drejtimet që kanë rëndësi për ju.
– Të parit e vetes si proces dhe jo si produkt.

Burimi: Psychology Today