Connect with us

Lajme

Çele Kuvendi, por tamam nis pasdreke. Ja ç’ ndodhi.

Published

on

Ka përfunduar seanca e parë e Kuvendit, e cila ka qenë një seancë ceremoniale dhe ka zgjatur vetëm pak minuta.

Ajo që ra në sy ishte kërkesa e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të marrë fjalën, por kjo kërkesë e tij është refuzuar nga kryetari provizor i seancës, Besnik Bare për shkak se kështu parashikohet në rregulloren e Kuvendit.

Seanca e parë është thjeshtë ceremoniale.

Gjatë kësaj seance janë përcaktuar 3 deputetët më të rinj të kuvendit si sekretarë të tij deri në ngritjen e Byrosë, si dhe zgjedhja e Këshillit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve i cili përbëhet nga 9 deputetë që do të shqyrtojnë dokumentacionin e çdo deputeti.

Ata janë, Anduel Xhindi i PS-së, Kejdi Mehmetaj e LSI-së dhe Izmira Ulqinaku e PD-së.
Ndërkohë që në seancën parlamentare të pasdites deputetet demokratë kanë deklaruar se do të votojnë kundër kanditaturës së Granoz Ruçit si kryetar Kuvendi.

Seanca do te mblidhet serish sot ne oren 18.00, ku Basha ka paralajmeruar se do te mbaje nje fjalim.