Connect with us

Kuriozitete

Çfarë është seksi tantrik? Disa mënyra se si mund ta bëjë jetën tuaj seksuale më të mirë!

Published

on

Nëse keni dëgjuar për seksin tantrik, mund t’ju jetë thënë që përfshin pozicione seksi të çuditshme ose seks që zgjat një fundjavë të tërë. Por këto përshkrime nuk përshkruajnë saktë seksin tantrik ose përfitimet e tij të shumta si për shembull ju ndihmon të përjetoni kënaqësi më të mëdha dhe të krijoni një lidhje më të ngushtë me partnerin tuaj.

Së pari, është e rëndësishme të theksohet se nga vjen seksi tantrik. Tantra do të thotë ‘endje’. Nuk bëhet fjalë vetëm për qëllime seksualiteti ose çlirim fiziologjik por kënaqësi dhe sensualitet dhe të qenit së bashku me partnerin/ren. I gjithë seksi ka të bëjë me kënaqësinë, sigurisht, por seksi tantrik vë theksin në kënaqësinë ndërsa jeni duke bërë seks.

“Tantra është disi si anti-porn”. Ndërsa pornografia nuk është domosdoshmërish e keqe, ajo mund ta bëjë një person të ndjehet sikur çdo gjë që po ndodh në ekran është normë seksuale. Kjo e heq vëmendjen e seksit nga kënaqësia dhe e bën atë më shumë një prezantim.

Seksi tantrik do të thotë të mos fiksoheni se si duhet të duket trupi juaj dhe të futeni më shumë në ndjenja. Si mund ta realizoni këtë ndryshim ju dhe partneri juaj? Filloni me shikimin e syve. Uluni së bashku në mënyrë që të jeni përballë njëri-tjetrit, duke u kapur për dore dhe shikohuni në sy. Kjo e largon vëmendjen nga mendimet shqetësuese, vrasëse të dëshirës, ​​si: “Si duket celuliti im?”

Nëse jeni duke kërkuar mënyra për t’u lidhur më shumë me partnerin tuaj, seksi tantrik është zgjidhja. Tantra ka të bëjë me pozicione që kërkojnë afërsi fizike dhe kontakt me sy, kështu që të lidheni në një nivel më shpirtëror.

Nëse nuk jeni tashmë të bindur që duhet ta provoni, kjo mund t’ju bindë: seksi tantrik mund të çojë në orgazma më të mira. Nuk është për t’u habitur që seksi i krijuar për të intensifikuar lidhjen tuaj me partnerin tuaj dhe për t’ju ndihmuar të përqendroheni në atë që ndihet mirë mund të çojë në një finale më të mirë. Orgazmat janë më të mira, veçanërisht nëse shikoheni sy më sy.