Connect with us

Showbizz

Çfarë mendon Atdheu për Anën? Konkurenti i Për’Puthen flet hapur.

Published

on

Atdheu është një nga djemtë më të përfolur të këtij edicioni në “Për’puthen”. Sapo hyri në emision ai tërhoqi vëmendjen e gjithë vajzave me fizikun e tij dhe shpesh ka pasur diskutime të forta në studio për të. Në fillim ai pati disa takime mjaft romantike me Ana Lleshin, e cila nuk është më pjesë e programit. Produksioni vendosi që Ana të përjashtohej nga programi, pasi Arjoni publikoi një foto të me ish-konkurrenten në një krevat. Duke qenë
se ata të dy thyen rregullat u vendos që të përjashtohej.
Por para se të largohej përfundimisht Ana u rikthye dhe një herë në emision dhe aty i dhuroi një puthje në buzë Atdheut. Të gjithë menduan se Atdheu do të largohej si çift nga emisioni, por më pas thanë se ishte thjesht një puthje lamtumire.
Ndërkohë të gjithë jemi kuriozë çfarë mendon Atdheu pas gjithë këtyre ngjarjeve që lidhen me Anën. Në After Party-n e Luana Vjollcës, Atdheu është shprehur se Ana është shumë e veçantë. Më pas ai ka treguar se vajza perfekte për të është e mençuar, e bukur dhe me karakter të fortë.