Por para se të largohej përfundimisht Ana u rikthye dhe një herë në emision dhe aty i dhuroi një puthje në buzë Atdheut. Të gjithë menduan se Atdheu do të largohej si çift nga emisioni, por më pas thanë se ishte thjesht një puthje lamtumire.
Ndërkohë të gjithë jemi kuriozë çfarë mendon Atdheu pas gjithë këtyre ngjarjeve që lidhen me Anën. Në After Party-n e Luana Vjollcës, Atdheu është shprehur se Ana është shumë e veçantë. Më pas ai ka treguar se vajza perfekte për të është e mençuar, e bukur dhe me karakter të fortë.