Connect with us

HOROSKOPI

Çfarë nëne do të jeni? E thotë shenja e horoskopit.

Published

on

Dashi

Nënat e shenjës së Dashit dallojnë për vetëbesimin, fuqinë dhe për faktin që janë të patrembura. Por nga ana tjetër, ato kanë tendencën të kenë shpërthime zemërimi, të sillen si të jenë në një garë dhe të mendojnë se e gjithë bota rrotullohet rreth tyre.

Demi

Nënat e shenjës së Demit janë të qëndrueshme, me shije të mirë dhe shumë punëtore. Megjithatë, shpesh bien pre të vaniteteve, materializmit dhe luhatjeve të humorit.

Binjakët

Rinore dhe mendjehapur, nënat e shenjës së Binjakëve përshtaten me lehtësi, janë kreative dhe mjaft origjinale. Megjithatë, ato kanë tendencën të jenë të paqëndrueshme, kontradiktore dhe flasin shumë më tepër nga sa dëgjojnë.

Gaforrja

Nënat e shenjës së Gaforres janë tepër të ndjeshme, sentimentaliste dhe të devotshme ndaj familjes. Por tendenca për t’i mbrojtur fëmijët më shumë se ç’duhet është pika e tyre e dobët, së bashku me xhelozinë, frikën dhe luhatjet e humorit.

Luani

Nënat e shenjës së luanit janë kreative dhe argëtuese. Dinë të sillen si udhëheqëse dhe nuk u mungon vetëbesimi. Por ato shpesh mendojnë se janë qendra e botës, kanë tendencën të bëjnë drama dhe kanë më shumë energji se ç’duhet.

Virgjëresha

Organizimi dhe struktura janë thelbësore për një nënë të shenjës së Virgjëreshës. Ato do të investojnë përjetësisht në bagazhin intelektual të fëmijëve dhe në zakonet e shëndetshme, por, tendenca për të qenë paragjykuese, më e shqetësuar se ç’duhet dhe ideja se kanë të drejtë për çdo gjë, është pika e tyre e dobët.

Peshorja

Nënat e shenjës së Peshores janë të rafinuara, me shije të mirë dhe shumë të duruara. Por ato shpesh janë të paqëndrueshme dhe joshen lehtë nga vanitetet.

Akrepi

Fuqia, vullneti, elasticiteti dhe intuita, janë pikat e forta të nënave të shenjës së Akrepit. Megjithatë, ato kanë tendencën të jenë tepër kontrolluese, gati obsesive, paranojake dhe joemocionale.

Shigjetari

Me një shpirt aventure dhe humor, nënat e shenjës së Shigjetarit janë të zgjuara dhe shohin në perspektivë. Por ato janë gjithashtu të paduruara, i thonë gjërat troç edhe pse mund të lëndojnë dikë dhe janë më shumë spontane nga ç’duhet.

Bricjapi

Nënat e shenjës së Bricjapit do të këmbëngulin tek vlerat tradicionale, planifikimi dhe struktura. Ato janë të qëndrueshme dhe të durueshme por shpesh tentojnë të jenë të shqetësuara dhe në ankth, pesimiste dhe dyshuese.

Ujori

Nënat e shenjës së ujorit janë mendjehapura, rinore dhe origjinale. Por kur vjen puna tek vendosja e kufijve, shpesh nuk është pika e tyre e fortë dhe kanë tendencën t’i japin fëmijëve më shumë liri se ç’duhet. Gjithashtu ato e teprojnë me dramat.

Peshqit

Nënat e shenjës së Peshqve janë tepër të dhembshura kreative dhe me një imagjinatë të pasur. Megjithatë, ato dinë shpesh të tregohen manipuluese, kryeneçe dhe të paqëndrueshme.