Connect with us

Aktualitet

Çfarë po ndodh me motin e çmendur të këtij viti? Meteorologia zbulon shifrat ekstreme

Published

on

Reshjet gjatë fillimit të këtij viti kanë qenë mjaft intensive duke shkaktuar përmbytje në një pjesë të madhe të vendit, sidomos në Ultësirën Perëndimore.

E ftuar në studion e ABC përballë gazetares Juli Xhokaxhi, meteorologia Lajda Porja nga Meteoalb theksoi se jemi duke përjetuar një situatë të pazakontë sa i përket intensitetit të reshjeve.

 

Porja tha se gjatë janarit dhe patëm 24 ditë më shi, dhe në zona si ajo e Shkodrës apo mbi Shkodrës kanë rënë nga 600 deri në 1 000 milimetra shi, ndërkohë që mesatarja afatgjatë është vetëm 200 milimetra shi.

Meteorologia tha se ky intensitet ka shkaktuar pikërisht përmbytjet në këto zona, ndërsa theksoi se për fat të mirë nuk ka patur shkrirje të dëborës nëpër male siç ndodhi gjatë përmbytjeve të vitit 2010, gjë që sipas saj do të shkaktonte një katastrofë nëse do të kishte ndodhur.

Ajo tha:

“Që prej dy dekadave ka sjellë shumë ndryshime të parametrave të klimës, sidomos reshjeve dhe temperaturave. Ky janar ka qenë tepër dinamik. Ka patur ditë me përmbytje dhe me ngrica të alternuara.

Kemi patur 24 ditë me reshje gjatë janarit. Në mjuaj duhet të ketë 10 apo 13 ditë. Epiqendra ka qenë Shkodra ku kanë rënë afërisht 600 milimetra shi, nga 200 që duhej të ishte normalja. Mbi Shkodr aka qenë me reshje mbi intensive dhe ka marrë mbi 1 000 milimetra shi.

Madje edhe tani në shkurt është tejkaluar ajo që duhej të binte në shkurt vetëm përgjatë ditëve të para të këtij viti.

Nëse do të kishim edhe shkrirjen e dëborës si në 2010 krahas reshjeve do të kishim një katastrofë pasi kjo sasi brenda një kohe të shkurtër është shumë e madhe.