Aktualitet

‘Çmenduri’ në rajon, Prishtina dhe Shkupi përfshihen nga stuhitë, temperaturat janë përvëluese

Published

on

Një stuhi e papritur ka përfshirë pasditen e sotme kryeqytetin e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Gazeta Ekspress shkruan se në Prishtinë kjo stuhi ishte e papritur, për shkak se temperaturat gjatë ditës së sotme në vend ishin përvëluese. Stuhia zgjati disa minuta gjatë të cilës një erë e furishme e shoqëruar nga shiu përfshiu Prishtinën.

Gjithsesi stuhia nuk raportohet që të ketë shkaktuar dëme të mëdha. Meteorologët thanë se kjo stuhi nuk ishte parashikuar që të ndodhte. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se moti në ditët e ardhshme do të jetë i qëndrueshëm, ku do të mbizotërojnë temperaturat e larta dhe i nxehti afrikan.

“Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, njoftoi IHMK.

Stuhi gjithashtu është regjistruar në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse temperatura në këtë qytet ka qënë mbi 40 gradë Celsius, reshjet e shiut të shoqëruara me erë dhe breshër nuk kanë munguar. Alsat.mk shkruan se kjo situatë ndodhi vetëm në qytetin e Shkupit, pasi qytetet e tjera janë me mot të qëndrueshëm.

Exit mobile version