Connect with us

Itali

‘Çmontohet’ banda e rrezikshme shqiptare, Policia ndërhyn në kohë, shqiptarët gati për të shkrepur armët…. Kush është “Lele”, gjaknxehti që fundosi grupin

Published

on

ITALI– “Unë isha gati të qëlloja atë nga Viterbo, prandaj u frenova,”-kështu u shpreh në Mariglen Muçaj pa e ditur që po dëgjohej nga Policia italiane. 37-vjeçari shqiptar, i njohur me nofkën “Lele”, u prangos gjatë një operacioni antidrogë që çoi në ekzekutimin e dhjetë masave të tjera të arrestit, që ishin lëshuar nga prokurori Livio Sabatini, i cili ka shpërbërë një grup që merrej me trafik droge.

Bashkë me grupin u prangos edhe një nga furnizuesit më të madh të drogës, Ismail Rebeshi, i njohur si “Ermal”. Kjo fjali e kapur në përgjimet e Muaçajt, konfirmoi rrezikshmërinë e bandës që nuk hezitonte të përdorte edhe armët e zjarrit.

Sipas mediave italiane, hetimi për ta nisi që në maj të 2018 dhe vijoi deri një vit më vonë, në momentin e arrestimit të një tjetër 37-vjeçari italian, banor i Anguillara Sabazia, i cili ishte kapur në një makinë me gati 9 kg e gjysmë marijuanë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

U mësua se italiani mbante drogën për llogari të personave të tjerë, duke zbuluar më pas edhe “Lele”, i cili përdorte armë për të trembur rivalët e tij të biznesit. Në një fermë afër Laurentina, pronarët – dy italianë – ishin bërë bashkëpunëtorë të bandës dhe u fshihnin herë pas herë lëndën narkotike.

(k.m/dosja.al)