Kronike

Copton gruan me veglat e punës. Krimi në Pogradec.

Published

on

Një krim i rëndë në familje ka tronditur mëngjesin e kësaj të diele Pogradecin, ku një 49 vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij me mjete prerëse pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Blacë, ku viktimë ka mbetur shtetesja me iniciale D.M rreth 49 vjeçe, ndërsa autori i dyshuar për vrasjen është i shoqi B.M.

“Më datë 24.09.2017, jemi njoftuar se në fshatin Blacë shtetasi B.M, rreth 49 vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me mjete të forta (sqepar dhe thikë) në banesë,  bashkëshorten e tij shtetasen D.M,  rreth 49 vjeçe”.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Exit mobile version