Bota

Covid-19: 338 mijë raste të reja gjatë 24 orëve të fundit në botë

Published

on

Rreth 338 mijë raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në mbarë botën në vetëm 24 orët e fundit. Republika Çeke njoftoi për 5,394 raste të reja me koronavirus. Në botë rekordin më parë e mbante data 2 tetor, kur u regjistruan rreth 330 mijë infeksione në 24 orë, teksa vdekjet kapën shifrën e 5514 vdekjeve.

“Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 100,757”, njoftoi Ministria çeke e Shëndetësisë të premten.Sipas të dhënave të saj, numri i viktimave në vend ka arritur në 869. Këtë javë, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vlerësoi se rritja e numrit të të infektuarve në Çeki është më e shpejta në Evropë.

Nga 5 tetori, ky vend ka rikthyer gjendjen e jashtëzakonshme, duke kufizuar tubimet e njerëzve në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, duke ndaluar pjesëmarrjen e audiencave në ngjarjet sportive, duke mbyllur shkollat e mesme dhe duke kërkuar nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.

Exit mobile version