Connect with us

Bota

COVID-19, bllokime të kufizuara në Itali: Ja çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet

Published

on

“Unë do të përjashtoja një bllokim të ri, ne e themi këtë me arsye të llogikshme sepse kemi punuar për ta parandaluar atë. Nëse kurba e rasteve të reja do të vazhdojë të rritet, unë parashikoj disa bllokime shumë të kufizuara, por ne nuk jemi më në situatën e mbylljeve në të gjithë territorin ose në zona të mëdha”.  Kështu është shprehur  Kryeministri Giuseppe Conte, në një dalje publike në Taranto, duke folur për masat anti Covid.

Qeveria italiane aprovoi  kështu  një dekret të ri me masa më shtrënguese për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Masat e reja të vlefshme deri në 30 ditët e ardhshme parashikojnë ndalimin e organizmit të festave private si në ambiente të mbylluar ashtu dhe në ato të hapura. Ndalohen festat familjare, darkat, festat me mbi  6 të ftuar që nuk bashkëjetojnë me të zotët e shtëpisë.

Restorantet e baret nuk do të mbyllin më në ora 24.00 por në ora 21.00 të mbrëmjes. Ndalohet konsumi në këmbë e do të lejohen t’u shërbejnë klientëve vetëm lokalet që kanë tavolina në ambiente të mbyllura e të hapura.

Ndalohen të gjitha eskursionet shkollore e ndeshjet “calceto”  të sporteve të tjera me kontakt fizik e në nivel amatorial.

Për kinematë e teatrot mbetet limiti i 1000 personave në ambiente të hapura e të 200 personave në ambiente të mbyllura.

Në stadiume do të lejohet mbushja e 15% e kapacitetit të tyre por jo më shumë se 1000 spektatorë.

Diskotekat e sallat e kërcimit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura ndërsa do të lejohen panairet e kongreset në respektim të normativës së distancimit sociale e të nurmit të lejueshëm të pjesëmarrësjes.

Vazhdon të mbetet rregulli i mbajtjes së detyrueshme të maskave si në ambient të mbyllur dhe në atë të hapur e përjashtohen fëmiëjt nga 0 në 6 vjec, personat me patologji të ndryshme të parekomanduehsmë për mbajtjen e maskave si dhe persoant që kryejnë sport. E rekomandohet fortësisht mbajtja e maskave dhe në ambiente shtëpie në prani të personave me të cilët nuk bahkëjeton.

Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 4619 të infektuar e 39 viktima me një rritje të rastve në 3689 duke e cuar numrin e rasteve pozitive aktive në 82 764.